Kaq afėr largėsia

Ben Shaban Kamili ėshtė piktor, i cili nė gjithė botėn mund ta ndjejė veten si nė shtėpinė e tij. Pa mundime flet disa gjuhė evropiane, pa theks dhe gabime. Pa vėshtirėsi lėviz nė ēdo shoqėri, i njeh zakonet dhe shprehitė e tyre, artin e tyre, por nė veēanti, natyrisht pikturen e popujve.

Me po kėtė vetėdije pikturon motivet e vendeve tė tjera qė janė larg njėra tjetrės: pamje nga Hamburgu, Nju Jorku, Athina, Berlini, me formate tė mėdha dhe pikturuar detajisht, plazhet e Syltit zėvendėsojnė por dhe plotėsojnė pėrfytyrimet e natyrės nga vendlindja e tij, Maqedonija. Opusi i tij kriues pėrfshin botėn e qetė, interiere, portrete, dhe nuk do tė ishte e mundur t’a pėrcaktosh nė ndonjė stil tė ngurtė.

Por artisti Kamili rrėnjėt i ka nė Kosovė, dhe kur e pikturon vendlindjen e tij nė Maqedoni, aty e sheh njė dashuri tė brishtė, njė dashuri lirike; lule tė bardha pranvere nė shkurre dhe nė largėsi depėrtojnė pėrmes njė veli krejtėsisht konturat e kėshtjellės, qė ėshtė emblemė e fshatit tė tij. Thirrja e sė kaluarės, tė cilėn e la larg pas vetes, na shfaqet sėrish pėpara syve: agu i kaltėr i largėsive, livadhe tė gjelbra pėrpara kodrave. Gjėrėsinė e vendit tė tij, krijuesi mė vonė e ka bartur nė piktura qytetesh, qoftė Berlini, Nju Jorku apo Athina, menjėherė e shohim se sa tė mėdha janė metropolet, ato marrim njė puhi largėsishė. Udhėtime tė gjata nėpėr vende tė huaja bėn Ben Shaban Kamili shpesh dhe me dėshirė, malli qė i shfaqet pėr shtėpinė kur ėshtė larg shprehet edhe nė pikturat e tij, veprat e tija janė ndjenja tė njė rruge tė gjatė gjarpėruese pėr nė "kėshtjellė", tė cilėn ende nė kujetsė e ka e nė mendje tė pikturuar.

Klaus Fußmann

(Përkthimin dhe interpretimin nga gjermanishta: Selajdin Gashi)